Europa League

United përballë moldavëve, Roma kërkon suksesin e parë

Manchester United do të kërkojë fitoren e parë në Europa League, teksa pas humbjes në shtëpi me Real Sociedad tani do të vizitojë Moldavinë. “Djajtë e Kuq” do të matin forcat me Sherif Tiraspol në takimin e xhirove të dyta të grupeve të Europa League. Pa dyshim sytë janë dhe tek Cristiano Ronaldo, i cili në ndeshjet e fundit e ka humbur vendin e titullarit, e bashkë me të dhe shkëlqimin e tij, por ndoshta ndaj një kundërshtari si Sherifi mund të jetë mundësia për të rigjetur veten e për t’u rikthyer tek statusi i protagonistit. Moldavët nuk duhen nënvlerësuar, teksa pas fitores së javës së shkuar tani do të tentojnë surprizën ndaj anglezëve, edhe pse nuk do ta kenë të lehtë.

Roma e Mourinhos po ashtu ende nuk e ka provuar shijen e fitores në arenën ndërkombëtare këtë edicion, teksa vijnë pas humbjes me Ludogorets në transfertë dhe tani do të presin në ‘Olimpico” HJK, në një takim ku pritet me çdo kusht kthesa. Problemet në mbrojtje janë një shqetësim i ditur tani për teknikun portugez, i cili nuk do të fshihet pas asnjë justifikimi, por të marrë pikët e para për të treguar se humbja e javës së kaluar ishte thjesht rastësi e këtë edicion do provojnë që t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni.

Lazio e nisi me këmbën e mbarë aventurën e saj, teksa mundi në takimin e së enjtes së shkuar finalistët e sezonit të shkuar Feynoord me një rezultat bindës 4-2, duke shkëlqyer dhe tani do të vizitojnë Danimarkën ku do të tentojnë tre pikë të tjera këtë herë ndaj Midtjylland. Shqiponjat duan që sa më parë t’i mbylin llogaritë në grupin F, për të avancuar në raundin me eliminim direkt, por u duhet që të kalojnë një tjetër pengesë, për t’u konfirmuar si pretendentët kryesor për vendin e parë.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency