Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

United zhgënjen në FA Cup, Djajtë e Kuq eliminohen nga skuadra e Championship

 

Manchester United ka zhgënjyer pritshmëritë teksa në përballjen me Middlesbrough është eliminuar në raundin e 1/16-tave nga FA Cup, ku falë goditjes së 11-metërshave, skuadra e Championship u tregua më e saktë teksa koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.

Djajtë e Kuq në fakt patën ndeshjen në dorë edhe pse fillimisht Cristiano Ronaldo gaboi nga pika e bardhë e penalltisë (hera e katërt në histori që portugezi gabon një penallti me fanellën e United), sërish skuadra gjeti forcën për të reaguar.

Kështu, vetëm pesë minuta pas gafës së CR7, ishte Jadon Sancho që realizoi pas një asisti të Bruno Fernandes. Sakaq, me rezultatin 1-0 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, miqtë ia dolën të barazonin me anë të Crooks në minutën e 64, duke surprizuar të pranishmit në Old Trafford.

Në vazhdim, megjithë përpjekjet United nuk ia doli të gjente sërish fundin e rrjetës dhe në këtë formë sfida iu drejtua kohës shtesë. Në asnjë prej shtesave, lojtarët nuk ia dolën të ishin të saktë për t’iu dhuruar fitoren skuadrave respektive.

Kështu, ndeshja u vendos nga 11-metërshat ku më të saktë u treguan lojtarët e Middlesbrough të cilët ekzekutuan saktësisht tetë penallti ndërsa për United gaboi Elanga duke penalizuar të tijtë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...