Champions League

United “zhvlerëson” golin e Ronaldos, City e Real fitojnë me goleada

Jose Mourinho është larguar si triumfator nga “Allianz Stadium”, ku skuadra e drejtuar prej tij, Manchester United, mposhti me përmbysje 1-2, bardhezinjtë e Juventusit, në një sfidë spektakolare.

Pas një pjese të parë në barazim pa gola, skuadra e Allegrit gjeti e para avantazhin, me anë të Cristiano Ronaldos, që shfrytëzoi një pasim të Bonuccit në minutën e 65-të, për të dërguar topin në rrjetën e De Geas.

Gjithsesi “djajtë e kuq” nuk u pajtuan me rezultatin dhe arritën të rikthejnë baraspeshën në minutën e 86’, me golin e spanjollit Juan mata, ndërsa 4 minuta më vonë, braziliani i Juventusit, Alex Sandro shënoi në portën e tij, duke ndihmuar anglezët të dalin me 3 pikë nga kjo transfertë.

Manchester City mposhti me goleadë skuadrën ukrainase të Shakhtar Donetskut, duke siguruar kualifikimin për në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, kur kanë mbetur edhe dy takime nga faza në grupe.

Tre herë braziliani Gabriel Jesus, Silva, Steerling dhe Mahrez ishin autorët e golave për skuadrën e Guardiolës, që në “Etihad Stadium” iu imponua miqve me rezultatin e thellë 6-0.

Po në të njëjtin grup, Lyoni shpërdoroi një avantazh prej dy golash ndaj gjermanëve të Hoffenhaimit, duke bërë që sfida të përfundonte në barazim 2-2 dhe francezët të humbnin një shans të mirë, për të “prekur” kualifikimin.

Reali i Santiago Solarit duket se është rikthyer “në shina”, pasi ka marrë një fitore me rezultatin e thellë 0-5, në transfertën çeke ndaj Viktoria Plzenit. Dy herë Benzema, Casemiro, Bale dhe Kroos shënuan për madrilenët, që janë vetëm një hap larg kualifikimit.

Dy gola të shënuar nga sulmuesi polak, Robert Lewandowski, nga një për çdo pjesë loje, ndihmuan Bayernin e Mynihut që të marrin një tjetër fitore ndaj Aek-ut të Athinës dhe të hedhin një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Po në të njëjtin grup, Benfica dhe Ajaxi nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1, me portugezët që gjetën të parët avantazhin, ndërsa holandezët u kundërpërgjigjën në pjesën e dytë të sfidës.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top