Premier League

“Uragani” Manchester City luan “tenis” me Chelsea-n, Liverpooli zbret i dyti

“Uragani” Manchester City shktatërron 6-0 Chelsea-n në “Etihat Stadium” dhe i merr vendin e parë Liverpoolit, edhe pse me pikë ta barabarta, 65, por me një ndeshje më shumë të luajtur për ekipin e Jurgen Klopp. Një disfatë e rëndë kjo për blutë e Londrës, që në asnjë moment nuk arritën të futeshin në lojë pas atij starti shokues, teksa pësuan 4 gola brenda 25 minutave të para të takimit.

I papërmbajtshëm argjentinasi Sergio Aguero, që realizoi tregolësh, duke rrëmbyer topin e ndeshjes, ndërsa finalizimet e Sterling (dygolësh) dhe Gundogan kompletuan rezultatin tenistik 6-0 ndaj ekipit të Sarrit.

Në fakt, golin e parë, që zhbllokoi takimin, e shënoi Sterling që në minutën e katërt, ndërsa meritoi më pas ovacionet e publikut sulmuesi argjentinas, fillimisht me një perlë nga jashtë zonës e më pas duke përfituar nga gabimi i mbrojtjes në kthimit e topit për golin e 3-0.

Në të 25-ën i erdhi radha turko-gjermanit Gundogan me një goditje të befasishme nga jashtë zonës, ndërsa në pjesën e dytë Aguero sigloi të tretin personal me 11-metërsh. Goli i fundit i sfidës mban firmën e Sterling në të 80-ën

Kun Agüero me golat e shënuar ndaj Chelsea-t bëhet pjesë e klubit të legjendave (i gjashti) që kanë realizuar 200 a më shumë gola në Premier League vetëm me një skuadër, ku janë gjithashtu emra të mëdhenj si: Wayne Rooney (Man Utd), Ryan Giggs (Man Utd), Thierry Henry (Arsenal), Frank Lampard (Chelsea) dhe Steven Gerrard (Liverpool).

Chelsea me këtë disfatë humb edhe vendin e katërt, që iu rrëmbye nga Manchester United pas suksesit 0-3 ndaj Fulhamit.

Fitore arriti edhe Tottenhami, që iu imponua me rezultatin 3-1 Leicester City-t.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency