Luis Rubiales nuk mund t’i ofrohet me shumë se 200 metra futbollistet së Spanjës, Jenni Hermoso, të cilën e puthi pa dëshirën e saj gjatë festimit të titullin të parë botëror.
Ky vendim u mor nga gjykata kombëtare e Madridit, e cila vendosi një urdhër kufizues me kërkesë të prokurorit publik ndaj ish-presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, i cili humbi detyrën për shkak të skandalit që shpërtheu për puthjen jokonsensuale.
Lexoni edhe:
- Wilson rinovon me Newcastle, sulmuesi: Dua të thyej rekorde me golat e mi
- Ndryshon pronësia, Everton blihet nga fondi që zotëron Genoa, Hertha Berlin dhe shumë klube të tjerë
- Rikthimi i Neuer, Tuchel zbulon ditën e bashkimit me skuadrën
- Investimet e FSHF në infrastrukturë nuk ndalen, Presidenti Duka inauguron një tjetër fushë të re në Kamëz
Përveç masës së ndalimit, Rubiales, i cili u mor në pyetje sot për rreth treçerek ore nga gjyqtarët, nuk do të mund të kontaktojë me lojtaren gjatë hetimeve. Gjyqtari Francisco de Jorge megjithatë refuzoi kërkesën që Rubiales të paraqitej çdo 15 ditë për të hedhur firmën.
