Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Urimet e kolegëve, trofetë dhe Xhixha: Shehi flet pas fitimit të çmimit

Orges Shehi feston sonte 2-vjetorin në stolin e Tiranës, ekip me të cilin fitoi si trajner titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë. 45-vjeçari fitoi çmimin “Trajneri i Vitit 2022” duke lënë pas Mirel Josën e Shpëtim Duron.

Pasi u vlerësua në mbrëmjen gala të organizuar nga FSHF dhe Digitalb, Shehi shprehu emocionet e tij në prononcimin për SportNews.

Janë dy trajnerë që kanë vlerësimin tim maksimal, raportet e mia me ta kanë qenë më shumë se trajner-lojtar. Kam qenë në moshë më të madhe kur punova me ta, shumë probleme të skuadrës i kemi ndarë bashkë.

Redon Xhixha

 

Urimet ishin të sinqerta nga ana e tyre. Me trofe jam larg, por ndihem krenar që në katër vjet kam fituar një Superkupë dhe kampionat. Do ishte bukur të ndiqja rrugën e Josës sa i përket trofeve.

Xhixha Topi i Artë 2022? Jam shumë i kënaqur, kam edhe pjesën e krenarisë të punës time. Jo vetëm Xhixha, edhe Seferi ka bërë një kampionat shumë të mirë.

Jam shumë i kënaqur që kanë punuar mirë dhe kanë bërë transferta jashtë. Kënaqësi që në formacionin më të mirë të vitit ka edhe lojtarë të tjerë të Tiranës”, deklaroi Shehi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...