Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Uroj ta kem bërë krenar babanë”, sulmuesi i Barcelonës e mbyll me kombëtaren

Pierre-Emerick Aubameyang ka vendosur të tërhiqet nga kombëtarja. Sulmuesi i Barcelonës ka veshur 72 herë fanellën e Gabonit (30 gola), ekip ku mban edhe shiritin e kapitenit.

32-vjeçari, i cili ka zgjedhur të fokusohet vetëm te klubi, ka lajmëruar drejtuesit e Federatës me anë të një letre zyrtare për vendimin e tij, duke theksuar se nuk do të marrë pjesë në eliminatoret e Kupës së Afrikës 2023.

Pas 13 viteve plot krenari në përfaqësimin e vendit tim, po ju lajmëroj se do të tërhiqem nga kombëtarja. Dua të falënderoj popullin gabonez dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur, në ditë të mira dhe të këqija.

Ruaj kujtime të shkëlqyera, si dita kur debutova apo kur fitova ‘Topin e Artë’ afrikan. Kanë qenë momente të paharrueshme që do i mbaj gjithmonë me vete.

Falënderoj presidentin tonë, Shkëlqesinë e Tij Ali Bongo Ondimba, i cili gjithmonë ka mbështetur kombëtaren dhe gjithmonë ka punuar për të rritur futbollin në vendin tonë.

Gjithashtu do të doja të falënderoja të gjithë trajnerët dhe lojtarët që takova gjatë këtij rrugëtimi. Në fund dua të falënderoj babanë tim, i cili më injektoi dëshirën për të ndjekur të njëjtin rrugëtim si ai.

Shpresoj të kem bërë krenar duke më parë me ngjyrat e kombëtares mbi supe”, përfundon golashënuesi më i mirë në historinë e Gabonit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...