Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Uroj të riktheheni në majë”/ Skënderbeu humbet një tjetër titullar, ka ofertë nga Kosova

Tjetër largimin nga Skënderbeu. Ekipi korçar nuk ia doli të evitojë rrëzimin nga Superiorja dhe sezonin e ardhshëm do të garojë në Kategorinë e Parë.

Portieri Bekim Rexhepi dhe mbrojtësi Leonat Vitija njoftuan largimin nga ekipi korçar nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, teksa të njëjtën gjë ka bërë edhe Dajan Shehi.

Bashkëpunimi im me klubin e Skënderbeut mbyllet sot. Falënderoj drejtuesit dhe stafin për besimin. Uroj që të riktheheni sa më shpejt në majën e futbollit shqiptar”, shkruan qendërmbrojtësi.

25-vjeçari nga Elbasani luajti gjashtë muaj në Korçë, aty ku u transferua nga Partizani në merkaton e janarit. Shehi luajti 15 ndeshje në kampionat me Skënderbeun, sfida gjatë së cilave u ndëshkua tre herë me karton të verdhë.

Lojtari shtatlartë ka marrë një ofertë nga klubi i Gjilanit dhe pritet të jetë lojtari i radhës nga Abissnet Superiore që transferohet në elitën e futbollit dardan.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...