Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Uruguai është super, konfirmohet si favorite, sot dita e debutimit të kampionëve në fuqi!

Uruguai konfirmohet si një nga skuadrat pretendente për të triumfuar edhe në këtë edicion të Copa America. Kombëtarja albiceleste shkëlqeu në ndeshjen e saj të parë të grupit C, duke hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit pasi në Copa America edhe një fitore mund të të kualifikojë në çerekfinale pasi avancojnë më tej edhe 2 të tretat më të mira. Në stadiumin Mineirao të Belo Horizontes, Uruguai i Oscar Tabarez mposhti me rezultatin e thellë 4-0 Ekuadorin në një ndeshje të dominuar nga Cavani e Suarez me shokë që në pjesën e parë. Lodeiro me një finalizim shumë të bukur hapi serinë e golave pas vetëm 6 minutash lojë. Në të 33-ën Cavani i shërbyer nga Godin shënoi me gjysmëroveshatë duke i çuar shifrat në 2-0, ndërkohë që pjesa e parë u mbyll me rrjetën e Luis Suarez. Për t’u përmendur që kartoni i kuq i marrë nga Quinteros në minutën e 24-t ja vështirësoi shumë gjërat Ekuadorit që ishte i pafuqishëm për të reaguar dhe në pjesën e dytë pësoi edhe golin e 4-t, madje ishte një autogol i Mina Meza në minutën e 78-të. Me këto 3 pikë të para Uruguai e sheh veten në krye të grupit C, ku sot do të sfidohen Japonia dhe Kili, për të kompletuar raundin e parë të ndeshjeve në grupe. Kampionët e dy edicioneve të fundit nuk do ta kenë të thjeshtë misionin për të marrë tre pikët ndaj përfaqësueses nipone që ashtu si Katari është e ftuar në këtë kompeticion.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...