Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Uruguai i rrëmben kreun e grupit Kilit, në Ekuador-Japoni “fiton” Paraguai

Uruguai e mbyll grupin C në vendin e parë dhe eviton përballjen me Kolumbinë në çerekfinalet e Copa America 2019-të. Në mitikun Maracana në Rio De Janeiro, kombëtarja abliceleste tregoi forcën ndaj Kilit duke triumfuar me një gol të vonë në minutën e 82-të të Edinson Cavanit finalizim që ngjiti Uruguain në vendin e parë me 7 pikë dhe zbriti Kilin në të dytin me 6 pikë. Oscar Tabarez kishte bërë disa ndryshime në formacionin titullar gjithsesi emrat e peshë si Godin, Gimenez, Bentancur, Suarez e Cavani ishin në fushë që nga minuta e parë. Në krahun tjetër trajneri i Kilit kishte lënë pushim Arturo Vidal dhe Mauricio Islan. Ishte një lojë deri diku e barabartë madje kilianët kërkuan diçka më shumë por në fund nuk arritën të ruanin dot as barazimin që do t’u mjaftonte për kreun e grupit por u ndëshkuan nga goli i Cavanit.

Në sfidën tjetër të këtij grupi mes Ekuadorit dhe Japonisë, “fitoi” Paraguai. Vetëm barazimi mes këtyre dy skuadrave kualifikonte në çerekfinale Paraguian si e treta e dytë më e mirë e të gjitha grupeve dhe kështu ndodhi Ekuadori dhe Japonia e mbyllën me shifrat 1-1 sfidën mes tyre duke bërë që paraguianët të shpërthenin në festë. Golit të shpejtë të Nakajimas në minutën e 15-të iu përgjigj Mena Delgado në të 35-ën dhe deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...