Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

US Open, Djokovic-Nishikori çifti i dytë gjysmëfinalist

US Open ka përmbyllur fazën çerekfinale për meshkuj dhe femra. Kei Nishikori ka aritur të fitojë kundër Marin Cilic 3-2, në një ndeshje që zgjati 4 orë e 12 minuta. Ndeshja filloi në mënyrën më të mirë për kroatin, i cili fitoi setin e parë 6-2. Gjithsesi, japonezi Nishikori përmbysi gjithçka, duke fituar dy setet e rradhës 6-4 7-6. Por, Cilic nuk u dorëzua duke fituar setin e katërt me rezultatin 6-4, e rrjedhimisht duke e çuar lojën në një set final. Në këtë set, Nishikori u tregua më i saktë duke arritur ta fitojë 6-4 e gjithë takimin. Në gjysmëfinale, japonezi do të përballet me Novak Djokovic, i cili fitoi pa shumë probleme kundër australianit Millman, që në raundin e shkuar mundi legjendën e tenisit botëror, Roger Federer.

Djokovic arriti të fitojë me rezultatin 6-3 6-4 6-4, duke mos i falur asnjë set Millman.

Për sa i përket tenisit të femrave, talentja 20 vjeçare Naomi Osaka, arriti të fitojë kundër ukrainases Tsarenko, duke humbur vetëm 2 game në të gjithë takimin, i cili u mbyll për 1 orë. Në gjysmëfinale, japonezja do të përballet me amerikanen Madison Keys. Edhe kjo e fundit arriti të fitojë me rezultatin 6-4 6-3 kundër spanjolles Suarez Navarro.
US Open pritet të dhurojë emocione të tjera, ku dalëngadalë po hyn në fazën më të nxehtë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...