Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

US Open/ Eliminohen Kyrgios dhe Berretini, nuk ia del as tenistja e shtëpisë

Nuk ka shkuar përtej fazës së çerekfinaleve rrugëtimi i Nick Kyrgios në US Open. Tenisti australian u mposht në pesë sete me shifrat 2-3 nga ana e rusit, Karen Khachanov. Të gjithë setet ishin mjaft të luftuar edhe pse duhet theksuar se Kyrgios vuajti një dëmtim në setin e parë teksa kërkoi edhe ndihmën e fizioterapistit. Sa i përket ndeshjes, Kachanov fitoi të parën 5-7, ndërsa u dorëzua te i dyti me shifrat 6-4. Megjithatë, kur u mendua se Kyrgios do të merrte avantazhin, tenisti rus surprizoi dhe e mbylli sërish 5-7.

Kyrgios riktheu baraspeshën në setin e katërt vetëm falë “tie break” duke e mbyllur 7-6 ndërsa në setin final, Kachanov pati qetësinë e duhur për të marrë fitoren pasi e mposhti Kyrgios me shifrat 4-6. Kështu, 31-vjeçari pret biletën për në gjysmëfinale atje ku e pret Casper Ruud.

Ky i fundit, numri pesë në botë, eliminoi në tre sete, Matteo Berretinin. Italiani e pati të vështirë ndaj danezit ndërsa nuk mundi të rezistonte në dy setet e para që i humbi me shifrat e thella 1-6 dhe 4-6. Në setin e tretë, Berretini dha maksimumin për të qëndruar në lojë megjithatë në fund falë “tie break”, Ruud e fitoi 6-7.

Sa i takon femrave, tenistja e shtëpisë Cori Gauff u mposht në dy sete nga Caroline Garcia me shifrat 3-6, 4-6. Në fazën gjysmëfinale, tenistja franceze do të përballet me Ons Jabeur. Tenistja tuniziane mposhti Ajla Tomljanovic në dy sete me shifrat 6-4 dhe 7-6. Kujtojmë se US Open mund ta ndiqni në Eurosport nëpërmjet platformës DigitAlb.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...