Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

US Open, eliminohet Federer, ikën edhe Sharapova

Roger Federer jashtë US Open. Zvicërani është eliminuar në mënyrë surprizë nga australiani John Millman me rezultatin 1-3 me sete, 3-6, 7-5, 7-6, 7-6, në një lojë që zgjati 3 orë e 38 minuta. Pasi fitoi setin e parë, “Mbreti” Roger humbi tre setet e radhës, duke i lënë fansat mjaft të zhgënjyer, pasi prisnin një çerekfinale mes tij e Novak Djokovic. Vetë serbi fitoi me portugezin Sousa 3-0 me sete, e me siguri do ta ketë shumë të lehtë me Millman në raundin çerekfinal. Një tjetër ndeshje tek meshkujt ishte dhe ajo me Marin Cilic dhe David Goffin, me kroatin që arriti të kualifikohej në turin tjetër pas fitores 3-0, në 2 orë e 29 minuta lojë.

Edhe në tenisin e femrave kishte surprizë. Maria Sharapova u mund nga spanjollja Suarez Navarro 6-4, 6-3. Sharapova nuk ishte në ditën e saj më të mirë. Suarez Navarro, në çerekfinale do të ndeshet me amerikanen Keys, numri 14 në botë. Fitore gjithashtu për talenten 20-vjeçare Naomi Osaka, që mundi 2-1 bjellorusen Sabalenka, në një ndeshje e cila zgjati rreth 2 orë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...