Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

US Open, favoritët e Grand Slamit të fundit të vitit

DJOKOVIC FEDERER

US Open do të nisë ditën e hënë dhe njerëzit kanë filluar të flasin për Grand Slamin e fundit për vitin 2018. Favorit kryesor në turneun amerikan konsiderohet Novak Djokovic, por nuk mund të lihen pas edhe emrat e tjerë të mëdhenj si Roger Federer apo Rafael Nadal. E madje në rast se gjërat shkojnë sipas parashikimeve, pritet që Djokovic e Federer të ndeshen me njëri-tjetrin në raundin çerekfinal, ndërkohë që Nadal mund të përballet me Kevin Anderson.

Spanjolli në raundin e parë pritet të ketë kundërshtar mikun e tij David Ferrer, i cili ka deklaruar se do të tërhiqet nga sporti në fund të 2018-ës. Por nuk duhen harruar dhe surprizat e mundshme. Tenistë si Thiem, Shapovalov, Del Potro apo Murray mund të sjellin të papritura në një nga turnetë më spektakolarë të këtij sporti.

Te femrat mund të ketë një ndeshje mes motrave Williams në raundin e tretë, që do të ishte dhe përballja e 30 gjithsej mes tyre. Një short i lehtë për italianen Camila Giorgi, e cila do të ndeshet me 16-vjeçaren amerikane Whitney Osuigwe, e cilësuar si kampione e Botës për moshën nën 18 vjeç nga Federata Botërore e Tenisit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...