Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

US Open, fitojnë Djokovic dhe Federer, “ok” edhe Sharapova

Tenistët favoritë vazhdojnë fitoret në raundin e parë të US Open. Tek meshkujt, pas fitores së Rafael Nadal ditën e djeshme, radhën e patën Novak Djokovic e Roger Federer. Serbi fitoi me rezultatin 3-1 kundër hungarezit Fucsovics në një ndeshje e cila zgjati gjithsej 3 orë. Në raundin e dytë Nole do të përballet me amerikanin Sandgren. Ndërkohë, legjenda Federer ka mundur pa vështirësi japonezin Nishioka 3-0 me sete, 6-2, 6-2, 6-4. Ndeshja e radhës për zvicëranin do të jetë kundër francezit Paire, aktualisht numri 56 në botë. Mjaft të thjeshtë e pati edhe Alex Zverev. 21-vjeçari gjerman mundi në 1 orë e 37 minuta lojë Peter Polansky 3-0 me sete.

Sa u përket femrave, nuk e pati krejtësisht të lehtë Maria Sharapova kundër zvicëranes Schnyder. Pas një seti të parë të mbyllur 6-2, seti i dytë shkoi në “tiebreak”, që gjithsesi u fitua nga Sharapova. Në raundin e dytë, ajo do të përballet me rumunen Cirstea. Vetëm 4 lojë të humbura për Caroline Garcian në ndeshjen kundër britanikes Konta. Garcia e dominoi krejtësisht këtë takim, që u mbyll për 1 orë e 17 minuta.

Emocione të tjera pritet të vijnë nga turneu amerikan, i cili është dhe Grand Slami i fundit për vitin 2018.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...