Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

US Open, fiton Djokovic, avancon Sharapova, ikën Wozniacki

Kanë kaluar 12 vite që kur Maria Sharapova fitoi për herë të fundit US Open kundër Justine Henin, e ndërkohë këtë vit do të kërkojë të përsërisë të njëjtin sukses. Rusja mundi rumunen Sorana Cirstean me rezultatin 2-0 me sete, 6-2, 7-5. Pas një seti të parë, të cilin e mbylli shpejt, ish-numri 1 në botë vuajti shumë në të dytin, duke rrezikuar madje dhe ta humbë. Në raundin e ardhshëm, “Masha” do të ndeshet me letonezen Jelena Ostapenko. Një surprizë vjen po nga tenisi i femrave. Pas eliminimit që në raundin e parë të numrit 1 në botë, Simona Halep, radha i erdhi numrit 2, Caroline Wozniacki. Danezja u mund 2-0, 6-4 6-2, nga kundërshtarja ukrainase Lesia Tsurenko.

Tek meshkujt, nuk ka pasur vështirësi për tenistët favoritë. Roger Federer fitoi 3-0 në afërsisht 2 orë lojë kundër francezit Benoit Paire, i cili, edhe pse rivalizoi në të gjitha setet me legjendën e tenisit, nuk arriti dot të fitonte asnjë. Fitore gjithashtu për Novak Djokovic. Serbi mundi amerikanin Sandgren 3-1 me sete, 6-1, 6-3, 6-7, 6-2, duke u kualifikuar kështu për në raundin e ardhshëm, ku e pret Richard Gasquet.

US Open sa vjen e bëhet akoma më emocionues, me lojtarët më të mëdhenj të tenisit që synojnë të fitojnë Grand Slamin e fundit për këtë sezon.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...