Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

US Open, Kyrgios eliminon kampionin dhe kalon në çerekfinale

Turneu US Open prodhoi surpriza në raundin e 1/8 , pasi kampioni Medvedev u eliminua nga Nick Kyrgios, i cili e mundi me rezultatin e përgjithshëm 1-3.

Në New York, australiani dominoi dhe e nisi me fitore që në setin e parë 6-7, ndërsa kundërpërgjigja e Medvedev erdhi menjëherë më pas në setin e dytë, të cilin e fitoi 6-3.

Megjithatë dy setet e tjera nuk patën surpriza dhe 27-vjeçari Kyrgios i fitoi të dy setet me rezultatet 3-6 dhe 2-6. Ndeshja u zhvillua me një ritëm të jashtzakonshmë dhe të dy lojtarët dhuruan një shfaqe fantastike e cila zgjati për 2 orë e 56 minuta.

Vetëm seti i parë i sfidës u luajt për 64 minuta. Kryios në raundin tjetër do të gjejë përballë tensitin rus Karen Khachanov, me përballjen e cila do të zhvillohet me datën gjashtë në orën 18:00.

Sa i takon femrave, në raundin tjetër kaloi Ajla Tomljanovic, e cila fitoi 0-2 përballë Liudmila Samsonova. Ndeshja zgjati rreth dy orë ku tenistja Australiane dominoi në të dy setet.
Seti i parë prodhoi një rivalitet të jashtëzakonshëm, i cili zgjati 1 orë e 24 minuta dhe përfundoi 6-7. Ndërsa seti i dytë nuk pati histori dhe Tomljanovic dominoi me shifrat 1-6.

Tenistja Australiane do të përballet në çerekfinale me Jabeur, e cila kaloi më tej duke mundur rusen Kudermetova me rezultatin 2-0.  Tunizjania i domoinoi të dy setet dhe i fitoi me shifrat 7-6 dhe 6-4.

Turneun e US Open keni mundësinë ta ndiqni në platformën Digitalb në Eurosport.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...