Featured

US Open/ Mbyllën gjysmëfinalet, përcaktohet çifti finalist

US Open ka njohur dy finalistët sa i takon meshkujve teksa të dielën më datë 10 shtator, Casper Ruud sfidon Carlos Alcaraz. Norvegjezi ia doli të kalonte me sukses Karen Khachanov në katër sete me shifrat 1-3 në një sfidë e cila i kaloi tre orë. Ruud e nisi mirë duke fituar dy setet e para 6-7 dhe 2-6, mirëpo në të tretin, tenisti rus reagoi duke triumfuar 7-5.

Gjithsesi, në setin e katërt, Ruud shfaqi mentalitetin fitues dhe gjeti edhe njëherë pikët fituese duke e mbylli setin me shifrat 2-6 teksa shndërrohet në të parin norvegjez që mbërrin në një finale të US Open. Kjo është finalja e dytë për Ruud në një turne Grand Slam duke qenë se gjatë këtij sezoni i shkoi deri në fund rrugëtimit në Roland Garos, por në finale u mposht nga Rafael Nadal ndërsa shpreson në një tjetër përfundim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga ana tjetër, Carlos Alcaraz shfaqi edhe njëherë potencialin duke eliminuar tenistin vendas, Frances Tiafoe me shifrat 3-2 me sfidën që zgjati plot 4 orë e 22 minuta. Një ndeshje e vështirë për 19-vjeçarin spanjoll pasi Tiafoe në këtë turne shfaqi potencialin e plotë teksa më parë kishte eliminuar edhe emra si Nadal apo Rubleve.

Megjithatë, Alcaraz ia doli, edhe pse ndeshjen e nisi keq pasi setin e parë e humbi 6-7. Gjithsesi, në dy setet e radhës, tenisti spanjoll reagoi më së miri dhe i fitoi ato me shifrat 6-3 dhe 6-1. Por, nuk ishte e thënë që Tiafoe të dorëzohej pasi sërish në setin e katërt, 24-vjeçari fitoi 6-7 duke e dërguar sfidën në setin final. Aty, Alcaraz bëri diferencën dhe e fitoi atë me shifrat 6-3 duke arritur për herë të parë në një finale Grand Slam.

Sakaq, finalja pritet të jetë gjithashtu mjaft e luftuar mes dy tenistëve të së tashmes, por mbi të gjitha të së ardhmes si Ruud dhe Alcaraz, të cilët në të kaluarën janë përballur tre herë me njëri-tjetrin teksa peshorja anon nga spanjolli që ka dy fitore dhe një humbje. Sakaq, për t’u theksuar është edhe fakti se nga viti 1981 kur startoi US Open, për herë të parë katër lojtarë arritën njëkohësisht në gjysmëfinalen e tyre të parë të US Open. Kujtojmë se finalen e US Open, të dielën në mbrëmje mund ta ndiqni në Eurosport nëpërmjet platformës DigitAlb.


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency