Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

US Open, Nadal-Federer përballen në gjysmëfinale?!

Rafael Nadal, Andy Murray apo Roger Federer, kush do të jetë numri 1 i klasfikimit Botëror në fund të këtij viti. Gara mes tyre vazhdon në Us Open në grand-slamin njujorkez i fundit i këtij viti. Ashtu si në Austrialian Open të gjithë fansat e tenisit ëndërronin një finale mes dy më të mëdhenjëve të këtij sporti, Nadal kundër Federer. Por shorti i Us Open nuk është treguar shumë bujar me dy tenistët pasi spanjolli prej pak ditësh në krye të klasfikimit botëror do të përballet me mbretin Roger në gjysmëfinalet e turneut nëse gjërat shkojnë mirë për dy tenistët deri në atë fazë të Us Open. Në Flushing Meadows këtë vit do të mungojnë disa nga yjet e këtij sporti si kampioni në fuqi Stan Ëaërinka, 2 herë fituesi mbi cimenton nju-jorkeze Novak Djokovic, Kei Nishikori apo edhe Milos Raonic dhe rruga drejt suksesit final do të jetë më e lehtë për emrat e mëdhenj që marrin pjesë.Rafa Nadal do të debutojë ndaj serbit Lajovic ndërkohë që Federer në raundin e parë do të sfidojë, amerikanin Tiafoe. Për veteranin zviceran rruga drejt finales nuk do të jetë aspak e thjeshtë sepse në 1/8, Roger mund të ketë përballë qipriotin Nick Kyrgios. Në cerekfinale nëse cdo gjë shkon sipas parashikimeve, Federer do të ndeshet me austriakun e talentuar Dominic Thiem për të matur më pas forcat me rivalin e tij më të madh Rafael Nadal në gjysmëfinale. Nadal nga ana e tij në 1/8 mund të ketë kundërshtar cekun Thomas Berdych ndërsa Murray ish numri 1 i Botës i cili u tërhoq nga Wimbledon për probleme fizike pengesën e parë të madhe mund ta ketë në cerekfinale aty ku sipas të gjitha gjasave mund të sfidojë francezin Tsonga. Ndryshe nga meshkujt te femrat do të kemi një përballje të madhe që në ruandin e parë pasi numri 2 i Botës, rumunja Simona Halep do të masë forcat me rusen Maria Sharapova e cila edhe pse është e skualifikuar për 2 vite pasi ka dalë dalë pozitive në testet antidoping, do të marrë pjesë në grand-slamin nju-jorkez me ftesë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...