Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

US Open, Nadal kalon me vështirësi, Serena fiton duelin brenda familjes

US Open vazhdon të dhurojë emocione të forta. Në raundin e tretë, tenistët favoritë ja kanë dalë të kualifikohen për në fazën e 1/8. Rafael Nadal mundi me shumë vështirësi rusin Khachanov 5-7 7-5 7-6 7-6, në një ndeshje që zgjati 4 orë e 25 minuta. Khachanov nuk u dorëzua për asnjë moment, por Nadal me përvojën e tij, ja doli të fitojë ndeshjen e të kualifikohet për në fazën tjetër. Në ndeshjen e ardhshme, spanjollin e pret gjeorgjiani Basilashvili.

Fitore arritën dhe Kevin Anderson e Juan Martin Del Potro. Anderson vuajti kundër talentit kanadez Denis Shapovalov, por gjithsesi arriti ta fitojë ndeshjen 3-2 me sete. Disi më të thjeshtë e pati Del Potro, i cili mundi 3-0 Fernando Verdascon në një ndeshje e cila zgjati rreth 3 orë.

Për sa i përket femrave, ndeshja më interesante ishte ajo mes motrave Williams, që u dominua krejtësisht nga motra e vogël Serena. Venus Williams nuk hyri asnjëherë në ndeshje, duke fituar vetëm 3 game gjithsej. Për sa i përket Serenës, në raundin e ardhshëm do të përballet me estonezen Kanepi, e cila mundi suedezen Peterson. Fitore gjithashtu për numrin 8 në botë, Karolina Pliskova. Tenistja çeke mundi amerikanen Kenin 6-4 7-6, takim i cili zgjati 2 orë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...