Tenis

US Open, Osaka-Azarenka finalja e femrave!

Finalja e edicionit të 134 në US Open për femra do të luhet ndërmjet japonezes Naomi Osaka dhe bjelloruses Victoria Azarenka. Dy tenistet respektuan parashikimet dhe të shtunën në mbrëmje do të përballen ndërmjet tyre, për të fituar përvec trofeut të lakmuar edhe cekun e majmë, me plot 3 milionë dollarë. Dueli më interesant në fazën gjysmëfinale ishte padyshim takimi Victoria Azarenka–Serena Williams. Në Stadiumin Arthur Ashe Serena Ëilliams zbriti pas tre ndeshjeve të lodhshme me tre sete, të fituara ndaj kundërshtareve të tilla si Sloane Stephens, Maria Sakkari dhe Tsvetana Pironkova, ndërsa Vika në krahun tjetër u paraqit si tenistja më në formë, me plot 10 fitore radhazi. Veterania amerikane e cila pas dy javësh do të festojë 39-vjetorin kryesonte 18-4 bilancin e përgjithshëm ndërmjet tyre dhe në fakt 6 herë fituesja e turneut që zhvillohet në Flushing Meadows mbylli shpejt e shpejt llogaritë e setit të parë, teksa fitoi setin hapës në dicka më tepër se gjysmë ore lojë.

Historia e Victoria Azarenka-s ndryshoi katër vjet më parë dhe vetëm pak kohë pas lindjes tenistja bjelloruse u shpërqëndrua e karriera e saj pësoi një rënie të theksuar, teksa u fokusua vetëm te ndarja dhe marrja e të drejtës së kujdestarisë për të birin, ndaj ish-bashkëshorit. Për herë të fundit në një turne Slam Vika ishte ndeshur me motrën e vogël Williams në All England Club, në korrikun e vitit 2015, në fazën cerekfinale të Wimbledon-it dhe fituesja e 23 trofeve Slam në karrierë i kishte fituar që të dhjeta përballjet ndërmjet tyre në turnetë e mëdhenj, përpara se këto dy teniste të ndesheshin sërish bashkë në Kompleksin Billie Jean King, në Neë York. Momenti i kthesës së madhe në këtë takim u regjistrua në game-n e dytë të setit të dytë, kur veterania nga Shtetet e Bashkuara pasi mbrojti shërbimet e veta, kishte mundësinë për të thyer në servis tenisten bjelloruse. Nga disavantazhi 30-40 Victoria Azarenka përmbysi situatën, duke e thyer dy herë me break në shërbim numrin 8 të botës. Në vitet 2012 e 2013 Serena e mposhti Vikën dy herë në finale me tre sete në US Open, sidoqoftë kurioz është fakti se që nga ajo kohë, pra që nga viti i largët 2013 Azarenka kishte dështuar për të shkuar deri në fazën gjysmëfinale të një turneu të Grand Slam-it.

Që nga ajo kohë gjërat kanë ndryshuar vërtet shumë, megjithatë edhe situata e vetë 31-vjecares nga Minsku gjatë këtyre javëe të fundit ka ndryshuar si nata me ditën, duke patur parasysh triumfin në turneun Ëestern & Southern Open, që u zhvillua po në Flushing Meadoës – Corona Park në Queens, ku gjithsesi Azarenka fitoi titullin pa zbritur fare në fushë për takimin final, pasi japonezja Naomi Osaka u tërhoq për arsye dëmtimi. Në fillimin e setit të tretë Serena Williams kërkoi ndihmën mjekësore për shkak të problemeve në tendinën e akilit, ndërsa Azarenka në krahun tjetër u munduar të ruante përqëndrimin e duhur, sidoqoftë në momentin e rifillimit tenistja bjelloruse e theu menjëherë në servis veteranen amerikane, për të fituar më pas gjithë takimin me rezultatin 1-6, 6-3, 6-3 në dicka më pak se dy orë lojë.

Pas kësaj disfate veterania nga Michigani mbeti në kuotën e 23 trofeve Slam, kështuqë australiania Margaret Court do të vazhdojë të kryesojë në vendin e parë me 24 turne të fituar nga Kategoria e Turneve të Grand Slam-it. Në këtë mënyrë Serena humbi një mundësi të artë, duke patur parasysh eliminimin e shpejtë të numrit 3 të botës, cekes Karolina Pliskova, si dhe mungesat e shumta, ku vlen të kujtohet fakti që në Neë York nuk morën pjesë për shkak të frikës së pandemisë së koronavirusit plot 6 nga tenistet e dhjetëshes më të mirë në rruzull. Vitet kalojnë edhe për Serenën, që nuk fiton një turne të madh që nga janari i vitit 2017, kur ndonëse ishte 8 javëshe shtatzënë triumfoi në Australian Open, gjithsesi që nga ajo kohë veterania amerikane ka humbur 4 finale Slam, dy në Wimbledon dhe dy radhazi në vitet 2018 e 2019 pikërisht në US Open.

Victoria Azarenka në krahun tjetër krenohet thjesht me 2 tituj në Australian Open, në vitet 2012 e 2013, ndërsa finalja e sivjteshme me Naomi Osaka-n është e treta për të në Slam-in Njujorkez. Edhe tenistja nipone nuk e pati të thjeshtë kualifikimin, ndonëse në gjysmëfinale u vu përballë numrit 41 të botës, amerikanes Jennifer Brady. Të dyja ndeshjet u zhvilluan në fushën qendrore në ambjent të mbyllur për shkak të kushteve meteorologjike, sidoqoftë numri 9 i botës në fund ia doli për të triumfuar me rezultatin 7-6, 3-6, 6-3, në dicka më tepër se dy orë lojë duke siguruar në këtë mënyrë finalen e dytë në US Open në tre edicionet e fundit. Edhe 22-vjecarja japoneze numëron 2 trofe Slam, në US Open në vitin 2018 si dhe në Australian Open në 2019, madje tenistja nipone kryeson edhe bilancin e përgjithshëm ndërmjet tyre, teksa ka fituar 2 nga 3 përballjet ndërmjet tyre, gjithsesi në sfidën e fundit mes tyre, të zhvilluar vjet në turin e dytë në Roland Garros Osaka u shtrëngua për të përmbysur disavantazhin e setit hapës për të fituar një ndeshje që zgjati afërsisht tre orë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency