Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

US Open rezervon surpriza në raundin e parë/ Eliminohet një prej favoritëve, kalon Kyrgios

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur një prej turneve më të rëndësishëm në botën e tenisit, US Open. Menjëherë, nuk kanë munguar surprizat teksa është eliminuar që në raundin e parë një prej atyre që mund të konsiderohej edhe si favorit për triumfin final. Fjala është për Stefano Tsitsipas teksa tenisti grek, numër pesë në botë u mposht nga Galan Riveros me shifrat 1-3.

Kolumbiani triumfoi duke dominuar në dy setet e para me rezultatin 0-6 dhe 1-6, ndërsa në setin e tretë, greku provoi të rikthehej në lojë duke fituar me shifrat 6-3. Gjithsesi, setin e katërt, Galan numri 94 në renditjen botërore e mbylli në shifrat 5-7 duke fituar edhe komplet ndeshjen teksa në raundin e ardhshëm e pret sfida me Thompson.

Ndërkaq, një biletë për në raundin tjetër siguroi edhe Nick Kyrgios. Australiani nuk e pati të vështirë sfidën ndaj bashkëkombasit të tij asutralian, Kokkinakis duke triumfuar pastër në tre sete me shifrat 6-3, 6-4 dhe 7-6. Tashmë, Kyrgios e pret sfida me Bonzi. Sa i takon femrave, Serena Williams kaloi në dy sete, 3-6, 3-6 Kovinic ndërsa në raundin pasardhës e pret përballja me estonezen Kontaveit.

Turneun e US Open mund ta ndiqni në Eurosport nëpërmjet platformës DigitAlb.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...