Tenis

US Open, Serena Williams dhe Pironkova avancojnë në 1/8-at!

Serena Williams mposhti bashkëkombasen e saj Sloane Stephens, duke siguruar të drejtën për të vijuar edhe në javën e dytë të edicionit të sivjetshëm në US Open. Veterania nga Shtetet e Bashkuara, që pas tre javësh do të festojë 39-vjetorin e saj ia doli për të mposhtur numrin 39 të botës, që është plot 12 vjet më e re në moshë. Motra e vogël Williams ka humbur dy finalet e fundit në Flushing Meadows, respektivisht me japonezen Naomi Osaka dhe kanadezen Bianca Andreescu, e madje edhe duelin e raundit të tretë në New York tenistja nga Michigan-i e filloi në mënyrën më të dobët të mundshme. Në edicionin e 134 të US Open Serena Williams nuk kishte humbur asnjë set në dy sfidat e para, megjithatë në setin hapës 6 herë fituesja e Slam-it Amerikan u dominua në mënyrë spektakolare nga 27-vjecarja nga Florida.

Pasi humbi game-n e parë të takimit Sloane Stephens që është bashkëshortja e futbollistit të mirënjohur të përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara Jozy Altidore, fitoi 6 nga 7 game-t e fundit të setit hapës. Serena nuk fiton një turne të madh Slam që nga janari i vitit 2017, kur triumfoi në Australian Open, teksa ishte 8 javëshe shtatzënë dhe në fakt duke patur parasysh diferencat e mëdha në setin e parë u duk sikur numri 8 I botës do t’I jepte lamtumirën këtij turneu që në turin e tretë. Për hir të së vërtetës falë eksperiencës së saj të jashtëzakonshme fituesja e 23 titujve Slam ka treguar vërtet shumë herë, se është në gjendje të ndryshojë fatin e një takimi si me buton, sa hap e mbyll sytë. E në fakt pas barazimit 2-2 Serena koleksionoi katër game rresht, për të barazuar shpejt e shpejt gjendjen e seteve, sidoqoftë e njëjta histori u përsërit pak a shumë edhe në setin përcaktues, sepse pas ekuilibrit në dy game-t e para 38-vjecarja ia doli për të fituar 5 nga 6 game-t e fundit të takimit, duke mbyllur gjithë ndeshjen me rezultatin 2-6, 6-2, 6-2.

Në intervistën e zakonshme në përfundimin e ndeshjes Serena pranoi se ishte një fillim tepër I vrullshëm nga ana e rivales së saj, duke shtuar se në të kaluarën shpeshherë këto dy teniste kanë zhvilluar beteja shumë të ashpra në fushën e lojës. Me këtë sukses tenistja nga Michigani regjistroi fitoren e 6 në 7 përballjet ndaj tenistes që në vitin 2017 triumfoi në Flushing Meadows, duke mposhtur në finalen e madhe amerikanen tjetër Madison Keys. Në raundin e katërt Serena Williams do të masë forcat me tenisten greke Maria Sakkari dhe kurioz është fakti se më pak se dy javë më parë 25-vjecarja nga Athina që aktualisht mban vendin e 22 në klasifikimin botëror e mundi Serenën 6-1 në set final, në një takim që zgjati afërsisht dy orë e gjysmë, të vlefshëm për fazën e 1/8 në turneun e mëparshëm që u zhvillua në Kompleksin Billie Jean King, Western & Southern Open, ndeshje ku gjithsesi motra e vogël Williams la që t’I shpëtonte nga duart avantazhi i një seti dhe i një game me break.

Veterania nga Shtetet e Bashkuara synon në Flushing Meadows titullin e parë që nga viti 2014, por gjithashtu 38-vjecarja amerikane do të bëj çmos për të barazuar sa më shpejt që të jetë e mundur rekordmenen e tenisit të femrave, australianen Margaret Court, që vazhdon të kryesojë me 24 trofe Slam. Sloane Stephens konsiderohet si një ndër tenistet më të talentuara në qarkullim, megjithatë numri 39 i botës është shfaqur plot luhajtje këto kohët e fundit dhe në mënyrë të kuptueshme 27-vjecarja nga Florida nuk ka patur qëndrueshmëri në rezultate, gjë që konfirmohet qartë edhe nga fakti që ajo nuk ka munduar dot asnjë teniste të dhjetëshes së parë të klasifikimit WTA në dy vitet e fundit.

Në krahun tjetër Serena Williams vazhdon të ruajë rekordin e saj, duke qenë përherë e pranishme mes 16 më të mirave të Slam-it Njujorkez, që nga viti i largët 1999, që është njëherësh edhe viti i saj i debutimit. Rivaliteti në pjesën e poshtme të shortit këtë vit është vërtet i jashtëzakonshëm, për shkak edhe të mungesës së emrave të mëdhenj, që preferuan për të mos kaluar Atlantikun, për shkak të frikës së përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Vazhdon të befasojë tenistja bullgare Tsvetana Pironkova, që iu rikthye sërish këtij sporti pas tërheqjes në prillin e vitit 2018, kur hoqi dorë nga të gjithë aktivitetet për shkak të lindjes së djalit. Pas një jave tenistja nga Plovdivi do të festojë 33-vjetorin, sidoqoftë duket se rrethanat si dhe kushtet e sipërfaqes ku po luhet sivjet janë duke e favorizuar jo pak veteranen ballkanase, që një dekadë më parë ka qenë gjysmëfinaliste në Wimbledon, ku asokohe u eliminua nga rusja Vera Zvonareva.

Në fakt pasi mundi në turin e dytë numrin 10 të turneut, spanjollen Garbine Muguruza, Pironkova mposhti pa shumë vështirësi në raundin pasardhës edhe numrin 18 të këtij kompeticioni, 24-vjecaren kroate Donna Vekic, duke u rikthyer në këtë mënyrë mes 16 më të mirave në New York për herë të parë që nga viti 2012. Interesant është gjithashtu fakti që sivjet Tsvetana nuk ka humbur akoma set në Slam-in Amerikan, gjithsesi në turin e katërt tenistja bullgare do të përballet me numrin 56 në rruzull, francezen Alize Cornet, që përfitoi nga problemet e mëdha të numrit 7 të turneut Madison Keys, që u tërhoq përfundimisht për shkak të dhimbjeve në qafë, kur po mundej 7-6, 3-2.

Pironkova është një nga 9 tenistet me fëmijë që marrin pjesë në edicionin e 134 në Flushing Meadows dhe tenistja ballkanase ia doli për të qenë e pranishme në Neë York falë këtij statusi të vecantë që favorizon pikërisht nënat me fëmijë. Një tjetër nënë me fëmijë, ish numri 1 i botës, 31-vjecarja bjelloruse Victoria Azarenka që javën e kaluar triumfoi në turneun Western & Southern Open u kualifikua për të raundin e katërt, teksa mundi lehtë 6-4, 6-2 19-vjecaren polake Iga Swiatek. Dy herë finalistja e Slam-it Amerikan do të përballet në pjesën e poshtme të shortit me 24-vjeçaren çeke, numrin 26 në planet Karolina Muchova, që eliminoi në mënyrë të pabesueshme rumunen Sorana Cirstea, e cila kryesonte 6-3 në tie break-un e setit përcaktues, duke shpërdoruar në këtë mënyrë plot tre mundësi për të fituar takimin.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency