Tenis

US Open/ Zverev mposht Çoriç dhe kalon në çerekfinale

Në New York vazhdojnë të luhen ndeshjet e javës së dytë të turneut US Open, madje në Flushing Meadows – Corona Park në Queens gjërat kanë përparuar me shpejtësi, duke përcaktuar edhe gjysmëfinalet e para si për meshkuj ashtu edhe për femra.

Pas skualifikimit të numrit 1 të botës Novak Djokovic, të cilit për pasojë iu hoqën si paratë e fituara ashtu edhe pikët e grumbulluara gjatë javës së parë të këtij kompeticioni, gjithçka është e hapur përsa i përket kategorisë së meshkujve dhe është e qartë që në fundin e edicionit të 140 në US Open do të kurorëzohet një tenist, që më parë nuk kishte fituar asnjë turne të Grand Slam-it.

Tenisti i parë që fitoi të drejtën për të kaluar mes katër më të mirëve të këtij aktiviteti është Alexander Zverev. 23-vjeçari nga Hamburgu ia doli mbanë për të përmbysur disavantazhin e setit hapës, për të eliminuar më pas numrin 32 të botës Borna Çoriç. 23-vjeçari nga Zagrebi kryesonte 3-1 bilancin e përgjithshëm dhe i kishte fituar që të tre përballjet e mëparshme ndërmjet tyre në çimento, ku përfshihej gjithashtu edhe dueli i vitit 2017 pikërisht në Flushing Meadows, takim që zgjati plot tre orë e gjysmë dhe ku Çoriç fitoi në katër sete. Edhe në këtë rast dy lojtarët qëndruan po për të njëjtën kohë në Stadiumin Arthur Ashe, gjithsesi këtë herë dy tenistët ndërruan krejtësisht rolet.

Kështu pas barazimit 1-1 tenisti kroat ia doli mbanë për të mbyllur llogaritë e setit hapës në vetëm 25’, falë pesë game-ve të fituara radhazi, set ku Sascha grumbulloi thjesht 13 pikë në total. Borna Çoriç u shkëput deri në 4-2 edhe në setin pasardhës, sidoqoftë gjërat ndryshuan ndjeshëm pikërisht pas këtij momenti dhe tenisti me origjinë ruse jo vetëm që rikuperoi disavantazhin e atij game me break, por gjithashtu numri 7 i botës ia doli për të fituar dy sete rresht me tie break. Në setin e katërt Alexander Zverev i rrëmbeu shërbimet rivalit të tij, në game-n e tetë, për të mbyllur më pas krejt takimin me rezultatin 1-6, 7-6, 7-6, 6-3.

Në gjysmëfinale në pjesën e sipërme të shortit, në mungesë të tenistit serb Novak Djokoviç Sascha do të masë forcat pikërisht me tenistin që u përball me numrin 1 të botës, spanjollin Pablo Carreno–Busta, që në atë takim pavarësisht incidentit të Noles me gjyqtaren e vijës, gjithsesi shërbente vetë për të përfunduar llogaritë e setit të parë.

Në sesionin e mbrëmjes, në çerekfinalen e dytë, po në stadiumin më të madh në rruzull të këtij sporti, ishte kanadezi Denis Shapovalov ai që fitoi setin hapës, madje relativisht shpejt në kohë. Numri 27 i botës e nisi takimin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e thyer menjëherë në servis tenistin me origjinë ruse, sidoqoftë Shapovalov e mblodhi shpejt veten dhe rikuperoi pa humbur kohë game-n me break, për të fituar më pas 6 nga 8 game-t e fundit të setit të parë.

Në dy setet e tjerë pavarësisht se nuk ishte në gjendje për të ruajtur epërsinë e gameve me break, përsëri tenisti iberik ia doli për të fituar në tie break, ndërsa seti i katërt ishte një set që nuk pati aspak histori, sepse numri 17 i klasifikimit të përgjithshëm ATP u kundërpërgjigj, duke fituar me 0, në më pak se gjysmë ore lojë.

Ndryshe nga spanjollët e tjerë që luajnë shumë mirë në fushat me dhe Pablo Carreno–Busta ka karakteristika të ndryshme, madje numri 20 i turneut kryesonte 3-1 edhe bilancin ndërmjet tyre, ku natyrisht përfshihej edhe sfida e fituar tre vjet më herët pikërisht në US Open, duel ku 29-vjeçari asturian fitoi krejt ndeshjen në vetëm tre sete, gjithsesi sete tepër të luftuar të fituar të gjithë me tie break.

Në setin final pas barazimit 2-2 Pablo Carreno–Busta fitoi 4 nga 5 game-t e fundit të ndeshjes për të mbyllur përfundimisht historinë e këtij takimi, pas diçka më shumë se katër orë lojë, duke u kualifikuar në këtë mënyrë për herë të dytë në karrierë për në fazën gjysmëfinale të këtij turneu.

Te femrat, e para teniste që siguroi pjesëmarrjen mes katër sportisteve më të mira të këtij aktiviteti ishte tenistja amerikane Jennifer Brady. Numri 41 i botës i kishte humbur që të dyja përballjet e mëparshme me 25-vjeçaren moskovite që përfaqëson Kazakistanin Yulia Putintseva, gjithsesi këtë herë 25-vjeçarja nga Pennsylvania zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer duke fituar sfidën 6-3, 6-2 në vetëm 70’, ndaj numrit 35 të botës. Në gjysmëfinale Jennifer Brady do të masë forcat me numrin 4 të turneut Naomi Osaka.

Ekuilibri vazhdoi për vetëm katër game-t e para, sepse më pas 22-vjeçarja japoneze u shkëput, duke përfituar në maksimum edhe nga gabimet e shumta të numrit 93 të botës, 27-vjeçares nga Karolina e Jugut Shelby Rogers, që në fazën e 1/8 eliminoi në mënyrë surprizë fituesen e dy titujve në Wimbledon, ceken Petra Kvitova, që në atë takim shpërdoroi plot katër mundësi për të fituar ndeshjen.

Në setin e dytë i vetmi break u regjistrua në game-n e tretë dhe numri 9 i botës fitoi gjithë ndeshjen 6-3, 6-4, e në këtë mënyrë numri 9 i botës vazhdon të mbajë të gjalla shpresat për të përsëritur suksesin e vitit 2018, kur në New York tenistja me origjinë nga Haiti fitoi, duke mposhtur në finale, në vetëm dy sete pikërisht veteranen nga Shtetet e Bashkuara Serena Williams.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency