Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Usain Bolt: Isha talent i paster. Lashe kriketin për atletikën

Në prag të kampionatit botëror të atletiks që do të zhvillohet nga data 4 deri më 13 gusht në Londër, Usain Bold tregoi detaje nga karriera e tij, që kur nisi të merrej me sport. Rekordmeni absolut në 100 dhe 200 metra, i cili do të garojë për herë të fundirt në një event kaq të rëndësishëm, zbuloi se si trajneri i tij i parë i kriketit e orientoi drejt atletikës.

“E zbulova se isha shumë iaftë në atletikë kur luaja kriket, që mbetet dashuria ime e parë në sport. Trajneri im më tha se duhet të provoja të vrapoja, sepse isha shumë i zoti. Fillimisht bëra një provë, më pas nisa të fitoja garë pas gare. Isha një talent i pastër. Nga shkolla fillore deri në të mesme thuasje nuk stërvitesha fare. Teknikën dhe  forcën fizike e fitova gjatë viteve, duke u stërvitur në pistë. Në moshën 13-14-vjecare isha shumë i emocionuar pas grumbullimit tim të parë nga Xhamajka.”  

Sprinteri xhamajkan, ua dedikon vecanërisht prindërve të tij seksesin e madh që arriti në Atletikë, pasi bënë gjithcka që ai t’i përkushtohej me profesionalizëm këtij sporti.

“Prindërit e mi kanë qenë ata që më kanë motivuar, ata më shtynë për t’u bërë ky që jam sot. Unë braktisja stërvitjen për të qëndruar me miqtë e mi, atletika në atë kohë nuk ndiqej si sot. Për mua fillimisht ishte një mënyrë për të fituar para, për nevojat e mia dhe për të ndihmuar prindërit.”

Objektivi i Usain Bolt është të konfirmohet edhe një herë më i shpejti i planetit, pikërisht në kampionatin botër.

“Për ndonjë arsye nuk jam favorit për ta fituar garën e 100 metrave, këtë po lexoj dhe këtë po më thonë edhe trajnerët e mi, prandaj dua ta provoj edhe një herë.”

Pyetjes mëse beson ende se është njeriu më i shpejtë i planetit, fituesi i tetë medaljeve të arta olimpike iu përgjigj:

“Pa dyshim që po. Në garën e fundit kam regjistruar kohën 9.95, duke treguar se isha në drejtimin e duhur. Dy bateritë që të cojnë në finale më ndihmojnë gjithmonë.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...