Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Usain Bolt në Europë për Championsin, por nuk është Milani

E ardhmja e Usain Bold si futbollist profesionist mund të jetë në Europë, por jo te Milani, sikurse është aluduar orët e fundit. Fjalët e menaxherit të xhamajkanit, për transferimin 32-vjeçarit në një klub që sapo kishte ndryshuar pronësinë dhe që synon Champions League-n, e kishin orientuar opinionin nga kuqezinjtë, por oferta në fakt ka ardhur nga skuadra malteze FC Valletta. Në tryezë është një kontratë dyvjeçare, por drejtuesit e Central Coast Mariners në Australi këmbëngulin se “Bolt vazhdon periudhën e provës”.

Ndërsa administratori i deleguar i klubit maltez, Valletta, Ghasston Slimen, ka zbuluar më shumë nga transferimi i mundshëm i Bolt në Maltë: “Nuk e them për të bërë lajm, por dua që Bolt të vijë në Maltë dhe të firmosë kontratën. Duhet të përgatitet sa më shpejt, sepse kemi ndeshjen e Superkupës. Mund ta imagjinoni momentin kur Bolt të ngrejë lart trofeun, 10 vite pas rekordit të tij në Olimpiadën e Pekinit? Do të ishte një moment historik. Nuk është çështje parash. Gjithçka është e mundur.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...