Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Useini: Kishim edhe fatin kundër, objektiv mbetet Europa

Muhamed Useini me golin e tij në minutat e fundit ishte ai që vulosi fitoren e Flamurtarit në transfertën ndaj Lushnjës. Një sukses ky që ka rikthyer optimizmin te skuadra vlonjate që sipas mesfushorit vazhdon të synojë Europën edhe nëpërmjet kampionatit.

“3 pikët janë njësoj me çdo ekip, Lushnja po bën lojën e saj. Ishte e vështirë, e dinim këtë gjë. Me impenjim maksimal, arritëm të merrnim 3 pikët. por besoj se do jetë gati në vazhdimësi. Objektivi ynë që në fillim ka qenë Europa. Nuk kemi qenë ndonjëherë afër mbijetesës. Tani kemi Kupën, dhe do provojmë aty”.

Useini u ndal të fliste edhe për krizën që ka përfshirë Flamurtarin gjatë gjithë kësaj periudhe.

“Kriza është normale tek të gjitha ekipet, zgjati pak si shumë tek ne. Patëm mungesa, kartona e dëmtime, në disa ndeshje na ktheu edhe fati shpinën. Kur mblidhen të gjitha bashkë, erdhi dhe kjo periudhë e errët për ne”.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...