Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Uzuni fenomenal, shpallet më i miri i vitit në Hungari!

Myrto Uzuni është shpallur lojtari më i mirë i vitit 2021 në Hungari. sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë i ka mahnitur të gjithë me ecurinë e tij me skuadrën e Ferencvaros, teksa dhe është vlerësuar me çmimin e dhënë nga Csakfoci.hu. Në votim kanë marrë pjesë drejtuesit e 12 skuadrave të elitës së futbollit hungarez, ku shumica prej tyre janë bindur nga paraqitjet e Uzunit.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Beratasi ka shkëlqyer këtë vit duke qenë protagonist absolut si në kampionat, në Kupën e Hungarisë dhe në kompeticionet ndërkombëtare. Vetëm në sezonin aktual, Uzuni ka shënuar 19 gola në të gjitha kompeticionet, duke qenë një lider i padiskutueshëm në ekipin e  Ferencvaros.

Uzuni luan sezonin e tij të dytë në Hungari, ku është përshtatur më së miri, diçka që e tregojnë dhe shifrat e 26-vjeçarit, i cili shpërblehet dhe më një vlerësim të merituar.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...