Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Uzuni gati për derbin e shqiptarëve në Kroaci: Ta mposhtim Hajdukun!

Myrto Uzuni pret me padurim sfidën e kësaj të diele ndaj Hajdukut të Splitit për të lenë sërish shenjë. Në fazën e dytë Uzuni realizoi një gol shumë të bukur ndaj gjigandëve kroatë ndërsa tashmë autori i 5 golave në kampionat dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të Lokomotivës së Zagrebit kërkon të përsërisë vetëveten në një sfidë që do të jetë e veçantë për Uzunin pasi me Hajdukun lujanë dy lojtarë të tjerë shqiptarë, Ardjan Ismajli dhe Françesko Tahiraj. Në një intervistë për faqen e klubit, Uzuni deklaroi:

“Po presim një kundërshtar të fortë, Hajduku është rritur në krahasim me pjesën e parë të sezonit. Jemi stërvitur mirë dhe jemi përgatitur për këtë ndeshje. Duhet të jemi të përqendruar, në mënyrë që të përfitojmë nga kundërshtarët tanë. Gjithashtu duhet të kërkojmë shanset tona. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por në fund do të shkojmë te fitorja“, përfundon Myrto Uzuni.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...