Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Uzuni: I lumtur që do rikthehemi në fushë, duam finalen e Kupës së Kroacisë!

Gongu për rifillimin e futbollit në Kroaci do të bjerë shumë shpejt pas këtë fundjavë do të luhen dy sfidat gjysmëfinale të Kupës, në njërën prej tyre është e impenjuar edhe skuadra e 5 shqiptarëve Lokomotiva e Zagrebit që të shtunën në orën e 20:15 do të sfidojë Slaven Belupon. Myrto Uzuni ndihet gati për këtë sfidë dhe kërkon me çdo kusht finalen e madhe. 24-vjeçari i kombëtares kuqezi, i cili ndodhej në super formë përpara ndërprerjes së futbollit, ka folur për sajtin zyrtar të klubit kroat rreth përballjes së fundjavës.

“Jam shumë i lumtur që jemi rikthyer në fushë. Të gjithëve na ka munguar futbolli. Kemi punuar shumë, shpresoj të vazhdojmë në nivelin që kemi qenë. Skuadra është fantastike, duhet të konfirmojmë veten në ndeshjet e ardhshme.E kemi kualitetin për të dalë në finale, uroj të luajmë mirë dhe të fitojmë. Duam të rifillojmë aty ku e lamë, skuadra dhe unë personalisht. Dua të vazhdoj të shënoj gola, do lumturohesha shumë nëse shënoj dhe dërgoj Lokomotivën në finale“, thekson autori i 11 golave në këtë sezon.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...