Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Uzuni: Më Sylvinho-n do bëjmë lojë ofensive, kam oferta nga disa kampionate

Myrto Uzuni është duke kaluar një formë shumë të mirë me Granadën në La Liga 2, duke kryesuar listën e golashënuesve me 20 gola dhe 4 asist.

Duke folur në konferencën për mediet, ndërsa është i grumbulluar me Kombëtaren në “Shtëpinë e Futbollit” për ndeshjen me Poloninë në kuadër të eliminatoreve EURO 2024, sulmuesi theksoi se Sylvinho bën ndeshje sulmuese, ndaj dhe në Varshavë do të bëjnë lojë ofensive.

Sa i përket së ardhmes, Uzuni zbuloi se ka oferta nga Premier League, La Liga apo edhe nga Italia.

Ke realizuar 20 gola me Granadën edhe pse ke luajtur herë në qendër e herë në krah. Në kombëtare ku do doje të luaje?

“Jam shumë i lumtur që jam thërritur në Kombëtare. Pozicioni që më pëlqen më shumë në fushë është në qendër, pra qendërsulmues, aty mendoj se shënoj më shumë gola.”

Si të duket ndryshimi i trajnerit dhe afrimi i lojtarëve të rinj? “Jam i lumtur për ndryshimin, është një frymë e re dhe një mentalitet i ri. Lojtarëve të rinj u uroj mirëseardhjen dhe shpresoj të adaptohen sa më shpejt me ne e të japin maksimumin.”

Ke shënuar shumë me Granadën, po për Kombëtaren ke gola? “Këtu është një përgjegjësi më e madhe, por them se tani kam më shumë eksperiencë dhe besoj se koha do e tregojë më së miri.”

Lexo edhe: 

A mendon se Sylvinho ka besim te ti, çfarë të ka thënë? “Trajneri ka shumë besim te unë dhe uroj t’ja shpërblej.”

Mesatare më të mirë golash se Lewandowski, a mendon se do ia dalësh të shënosh në Poloni? “Kur futem në fushë dua të shënoj, kjo është puna ime që të shënoj.”

Më i qetë me Sylvinhon apo me Rejën? “Normal që jam më i qetë, pasi Sylvinho bën lojë sulmuese dhe unë aty jam mirë.”

E ardhmja: “Kam oferta nga Premier League, nga La Liga dhe nga Italia. Por këtu kam ardhur për Kombëtaren dhe jam këtu për këtë jo për të folur për Granadën apo të ardhmen.”

Si mendon se do jetë loja ndaj Polonisë më sulmuese apo më shumë në mbrojtje? “Mendoj se do luajmë një lojë më shumë ofensive se më parë.”

Kombëtarja është grumbulluar këtë të hënë në kuadër të kualifikueseve të EURO 2024, ndërsa më 27 mars do të përballen në transfertë me Poloninë.

 

 

 

 

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...