Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Uzuni: Në Europian dua t’u shënoj të gjithave, për Shqipërinë luaj ku t’i duhem trajnerit

Myrto Uzuni u bë lojtari i parë shqiptar që gjeti rrugën drejt rrjetës në 2024-ën, me sulmuesin e kombëtares shqiptare që shënoi në fitoren 2-0 të Granada-s ndaj Cadiz, në sfidën e 3 janarit.

Duke folur për emisionin “Analizë Kuqezi” në “SuperSport”, Uzuni theksoi se ndryshimet e bëra nga trajneri në pozicion, i ka ndikuar që të mos japë maksimumin e tij.

Lexo edhe:

Ndërsa më tej shtoi se në çdo rast që i jepet mundohet të shënojë, por theksoi po ashtu se në La Liga rastet për të shënuar janë më të pakta.

Mes Real Madrid dhe Barcelona-s, për Myrto Uzunin më lart në nivel qëndrojnë “Los Blancos”.

I pari që shënon në 2024, viti nis mbarë:Së pari dua të uroj të gjithë shqiptarët gëzuar festat, vitin e ri dhe u uroj mbarësi. Po është e vërtetë viti ka nisur mbarë, duke ditur që vinim nga një ecuri e keqe, ndaj ishte shumë e rëndësishme që shënova dhe që fituam.”

Pozicioni juaj këtë vit ka ndryshuar taktikisht nga ai i sezonit të shkuar? “Normale që La Liga është shumë e fortë. Përsa i përket vendit tim u ndryshuan trajnerët dhe më ndryshoi pozicionin ia shpreha pakënaqësinë time për ndryshimin, ndërsa tani mora vendin tim dhe shënova.”

Pritshmëritë:Nuk është se më jepen 7 apo 8 raste për ndeshje, unë kam pak raste dhe ato pak raste mundohem t’i shfrytëzoj. Gjashtë gola nuk janë pak në La Liga, është shumë e vështirë të shënosh aty.”

Reali apo Barcelona, kush është më lart?Reali për mua është më i vështirë dhe më lartë, për mua Reali është dy herë më lart se Barcelona në nivel.”

E ardhmja:Në një vit e gjysmë kam shënuar 30 gola, nuk mungojnë oferta, por për momentin jam i përqendruar të bëj mirë këtu ku ndodhem. Unë ndjehem shumë mirë në La Liga, më pëlqen ky kampionat, pasi ka skuadra si Reali, Atletico apo edhe Barcelona.”

Kombëtarja: “Për ekipin kombëtare dhe për fanellën kuqezi jam i gatshëm të luajë aty ku i duhem trajnerit, dua që të jap maksimumin për ekipin Kombëtar.”

Shorti dhe golat: “Kemi një short shumë të vështirë, me Kroacinë besoj se do të jetë një ndeshje e bukur. Kam shumë dëshirë që t’u shënojë si Spanjës edhe Italisë e Kroacisë.”

Qëllimi : Qëllimi i këtij sezoni është që të kap kuotën e 15 golave, ndoshta për të tjerët duket disi e pamundur, por jo për mua.”

 

 

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....