Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Uzuni: Në verë do largohem nga Lokomotiva, kombëtarja kënaqësia më e madhe!

I ftuar në emisionin “Zona Gol” Myrto Uzuni foli për momentin e shkëlqyer që kalon me Lokomotivën e Zagrebit në kampionatin kroat, për bisedimet dhe kalimin e mundshëm te Mallorca në La Liga që nuk u realizua si dhe për kombëtaren shqiptare.

“Unë jam tifoz i Juventusit. Dje kam ndjekur Juventusin. Mendoj që do e fitojë kampionatin edhe këtë vit. Kam qenë në bisedime me drejtorin dhe presidentin e Mallorcas. Ka qenë gjithçka e mbyllur, nuk e kuptova në momentin e fundit pse u prish. As sot as kësaj kësaj dite nuk e di arsyen. Dinamo e Zagrebit është klub i madh. Ka pasur interesim për mua në këto 1 vit e gjysmë që jam në Kroaci. Mendoj që deri në verë do lëviz. Kombëtarja është kënaqësia më e madhe për çdo futbollist.Gjej mundësinë të falenderoj presidentin e Laçit i cili besoi shumë te mua. Uroj t’ia kem shpërblyer. Çunat e rinj nuk kanë nevojë për rrogën mujore në atë moshë. Duhet t’i ngjisësh shkallët një e nga një. Transferimi te Mallorca mund të ishte fati im. Nuk e dimë çfarë mund të ndodhte.Mendoj që ne lojtarët duhet të japim më të mirën për klubin. Kush është më në formë mendoj se e meriton ftesën në Kombëtare”, u shpreh Uzuni.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...