Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Uzuni në “Zona Gol”: Nuk e harroj nga kam ardhur, meritoj më shumë në Kombëtare

Në verë ishte protagonist i një transferimi të rëndësishëm nga Lokomotiva e Zagrebit te Ferencvaros, më pas njeriu i Championsit për ekipin hungarez, që falë tij është shumë pranë fazës së grupeve, teksa në play off do të përballet me Molden. Myrto Uzuni e ka nisur vrullshëm sezonin e ri. I ftuar në “Zona Gol”, sulmuesi beratas foli për kalimin te Ferencvarosi dhe dëshirën që ka për të kontribuar në Kombëtare.
“Kalova formë të mirë në Kroaci, pata shumë oferta, por që në fillim më bindi Ferencvarosi, që më tha se do të isha shumë i rëndësishëm për Championsin. Dua të shënoj sa më shumë gola dhe të hyj në historinë e klubit, duke e kualifikuar në Champions. Kam ëndrra, por nuk dua t’i zbuloj, dua të shënoj sa më shumë gola. Kam pasur bisedime te Dinamo, por ishte zgjidhja ime, nuk doja të qëndroja në Kroaci, doja të ndërroja ambient.”
Përplasja me Molden: “Duke parë futbollin e sotëm, nuk ka favoritë. Ne do të ulim kokën që të mos dalim nga fusha me pengje se nuk bëmë atë apo këtë përballë Moldes.”
Nga Apolonia, te Ferencvarosi: “Duhet të kthesh gjithmonë kokën pas e të shohësh nga ke ardhur. Kjo është forca ime më e madhe. Kur isha te Apolonia, nuk mendoja se do të transferohesha, nuk po gjenim gjuhën e përbashkët me presidentin e Apolonisë, isha demoralizuar. Babai më dha kurajë. Në një ndeshje kupe me Apoloninë erdhi presidenti i Laçit dhe vendosi të investonte tek unë, shpresoj t’ia kem shpërblyer. Tifoz në Shqipëri? Jam me Laçin, sepse aty më mbështetën.”
Mungesa e minutave në Kombëtare: “E kam pritur edhe më parë rolin e protagonistit në Kombëtare, sepse kam luajtur shumë mirë në Kroaci. Me Lokomotivën kapëm vendin e dytë dhe shkuam në finale të Kupës, nuk kam bërë asnjë ditë pushim. Mendoja se do të aktivizohesha në dy ndeshjet me Kombëtare. Jam shumë i lumtur që bëj pjesë në Kombëtare, por kjo nuk mjafton për mentalitetin tim, dua të kontribuoj dhe të lë gjurmë. Skema 3-5-2? Besoj se për një lojtar që luan, gjithmonë ka vend.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...