Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Uzuni një “snajper”, shënon mrekullisht dhe shmang humbjen e Ferencvarosit

Myrto Uzuni shmang humbjen e Ferencvarosit në javën e 16-të të Ligës së Parë të Hungarisë. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e barazimit 1-1, në minutën e 82-të, në sfidën me Akademinë Pushkash në transfertë. Më herët, për vendësit kishte shënuar Slagveer.

Beratasi ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje të lirë, paksa prirët më portë, me topin që përfundoi aty ku bashkohet shtylla me traversën, pa i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit, i cili mbeti i palëvizur. Pavarësisht mungesës së fitores, Ferncvarosi mbetet i pari në klasifikim, me 10 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt.

Ky ishte goli i tretë në kampionatin aktual për 25-vjeçarin, i cili ka shënuar po tre gola edhe në aventurën e ekipit hungarez në Champions.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...