Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

Uzuni për “AS”: Granada shtëpia ime, sigurojmë ngjitjen direkte në La Liga

Uzuni për "AS": Granada shtëpia ime
Uzuni për "AS": Granada shtëpia ime

Myrto Uzuni është padyshim një nga lojtarët më të spikatur të Granadës këtë sezon në Segunda Division, ligë ku kryeson renditjen e golashënuesve me plot 21 gola të shënuar.

Pikërisht për shkak të paraqitjeve mjaft të mira, Uzuni ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, në La Liga, por edhe kampionate të tjera të njohura europiane, teksa këtë të martë ka zënë hapësirë me intervistën e tij për prestigjozen “AS”.

Duke kujtuar faktin që sa herë që Uzuni shënon, Granada nuk humbet, sulmuesi kuqezi ka folur edhe për “shterpësinë” në dy takimet e fundit, por edhe sprintin final të sezonit.

“Ne duam të fitojmë në çdo takim, por nuk është asnjëherë e lehtë. Luanim ndaj Eibarit dhe e dinim forcën e kundërshtarit. Tani kemi përpara katër finale dhe do të kërkojëm fitoren, që në sfidën e radhës ndaj Alavesit”, u shpreh Uzuni.

Aktualisht Granada mban vendin e dytë me 65 pikë, bashkë me dy skuadra të tjera, teksa Uzuni shprehet i bindur se ekipi i ka të gjitha mundësitë që të sigurojë rikthimin në La Liga në mënyrë direkte, pa pasur nevojën e Play Off-it, që do t’i prishte punë edhe te Kombëtarja.

Lexo edhe:

“Kemi një staf të kompletuar dhe ekip shumë cilësor, ndaj mendojmë vetëm për promovimin direkt në La Liga. Play Off-i është një opsion të cilin nuk e diskutojmë asnjëherë. E njohim forcën tonë dhe do t’ia dalim të kualifikohemi direkt, megjithatë ky do të jetë muaji vendimtar. Nëse shkojmë në Play Off, do të shohim cila do të jetë zgjedhja më e mirë, mes Kombëtares dhe Granadës, por besoj te ngjitja direkt”, tha sulmuesi shqiptar.

Mungesa e golave të sulmuesit në dy ndeshjet e fundit, ka shqetësuar edhe fansat e Granadës, megjithatë Uzuni ndihet i qetë dhe sheh përpara, për të bërë më të mirën në katër ndeshjet e mbetura.

“Unë shpresoj shumë që të shpallem golashënues këtë sezon dhe të ndihmoj Granadën të ngjitet në La Liga. Goli është çështje ekipi dhe kur të gjithë luajmë mirë, atëherë shënojmë shumë, qoftë me mua, apo edhe lojtarë të tjerë. Ka ndeshje kur kundërshtarët mbrohen me shumë forca dhe bëhet e vështirë, megjithatë nuk e ndjej aspak presionin, pasi punoj shumë për të qenë gati të shënoj sa herë të më jepet mundësia”, tha sulmuesi.

Lexo edhe:

Ndonëse është në qendër të merkatos dhe kërkohet nga shumë klube, Uzuni zbulon se ka një lidhje të shkëlqyer me Granadën dhe tifozët e këtij klubi.

“Në Granada ndihem si në shtëpinë time. Njerëzit më duan dhe Granada më dha mundësinë për të përmbushur ëndrrën time. Gjithmonë kam parë Messin dhe Ronaldon që kanë luajtur në La Liga, pasi Cristiano është idhulli im. Mendoj vetëm për Granadën dhe tifozët e këtij klubi. Në shtëpi fitojmë gjithmonë, pasi kemi ata me vete. E dimë që do të na japin një dorë edhe në këto katër ndeshje të fundit, për të festuar të gjithë bashkë”, deklaroi Uzuni.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...