Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Uzuni për “SuperSport”: Kam oferta nga La Liga, Premier League dhe Katari, te Granada më duan kapiten

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit dhe Granadas, Myrto Uzuni zbulon për emisionin “Zona Gol” në SuperSport se për të ka oferta nga pesë klubet e para të La Liga-s dhe nga nga Premier League.

Uzuni tregoi ndër të tjera se sekreti i formës së tij të mirë është puna dhe përkushtimi total ndaj futbollit.

Lexo edhe:

Ndërsa thekson se Granada është shumë e kënaqur me të, madje i ka propozuar rolin e kapitenit nëse do të qëndrojë aty.

Prononcimi i Myrto Uzunit për SuperSport:

Goli 21-të me Granadën:Vinim pas dy humbjeve. Dje kishim një kundërshtar si Las Palmas, që është një kundërshtar i fortë dhe ishte një fitore e madhe.”

Sekreti i formës së mirë: “Nuk ka një sekret apo çelës, çelësi i vetëm është puna dhe regjimi që mbaj. Njerëzit që janë afër meje e dinë që mendoj 24 orë për futboll dhe ia dedikoj të gjithë kohën time futbollit.

Granada në La Liga:Unë jam rritur gjithmonë duke parë La Ligan, Ronaldon e Messin dhe është një nga ligat më të forta në botë, jemi duke luftuar jemi afër dhe shpresoj të kualifikohemi si vendi i parë në renditje.”

E keni nisur nga Shqipëria dhe keni ecur shumë, tani kërkoheni edhe nga La Liga: “Karriera nuk ka nisur vetëm nga balta, karriera ime ka nisur që kur ikëm në Greqi si emigrant, ka punuar e gjithë familja, nuk ka qenë aspak e lehtë.”

Vlera që Granada i ka vënë për kartonin tuaj dhe kush mendon se do jetë klubi i së ardhmes? Klauzolën në ligën e dytë e kam 12 milionë euro, ndërsa nëse ngjitemi në La Liga shkon në 25 milionë euro. Ka shumë oferta te Granada, pasi të gjithë e dimë që vështirë të gjesh sulmues që shënon shumë gola.”

Ofertat: “Granada synon të më bëjë kapiten nëse ngjitemi në La Liga. Ky është sprinti final për mua dhe do jap maksimumin. Nëse vjen një ofertë e parezistueshme normal që do iki. Janë ekipe nga vendi i parë deri në vendin e pestë e të gjashtë të La Ligas dhe nga Premier League. Kam dhe ofertë për në Katar. As nuk e mendoj që të lëviz nga Europa, futbollin di ta bëj më së miri dhe jam i lumtur dhe mendoj se kam edhe shumë për të dhënë.”

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...