Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Uzuni spektakolar në Champions, Ferencvaros drejt grupeve!

Myrto Uzuni bëhet sërish protagonist në Champions League këtë herë në fazën play-off. Uzuni shënoi një gol shumë të bukur me kokë në duelin e vajtjes ndaj norvegjezëve të Moldes në sfidën që u zhvillua në Norvegji dhe që përfundoi në barazim 3-3 me Ferencvarosin që mori një rezultat të shkëlqyer dhe tashmë ka shanse të mëdha për të kapur fazën e grupeve. Në minutën e 52-të, sulmuesi shqiptar kërceu bukur me kokë duke mposhtur portierin e Moldes dhe duke e çuar rezultatin në 0-2 në favor të Ferencvarosit, por vendasit arritën të përmbysnin gjithçka në favor të tyre ndërsa pak minuta para fundit një penallti e dyshimtë i dha mundësinë skuadrës hungareze për të barazuar rezultatin dhe për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit. Në dy ndeshjet e tjera të mbrëmjes Olympiacos mposhti në Athinë 2-0 qipriotët e Omonias, ndërkohë që Dinamo e Kievit pothuajse siguroi grupet falë suksesit 1-2 në transfertë ndaj belgëve të Gent.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...