Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vajushi te Teuta: U binda për 2 minuta, rikthehem shpejt në futbollin europian

Armando Vajushi është goditja e minutës së fundit e Teutës në merkaton dimërore. Edhe pse ka qenë shumë pranë Kukësit, u bind në fund për t’iu bashkuar “Djemve të Detit”. Për “Zona Gol”, sulmuesi shkodran deklaroi se rikthimi i tij në Superiore është i përkohshëm.

E keni mbyllur me futbollin jashtë Shqipërisë?

Kam luajtur te Vllaznia dhe kam patur një eksperiencë shumë të mirë në Bullgari. Për shumë rrethana nuk gjeta hapësira te Chievo. Shkova te Livorno për të fituar minuta. Kam qëndruar thuajse një vit jashtë, kohë që më ka dëmtuar. Erdha tek Teuta që të rimarr veten dhe të rikthehem në futbollit europian.

A kishte skuadra të tjera që ju kërkuan?

Kur isha në Rumani doli një lajm që po firmosja, dhe të gjitha skuadrat e Superiores më morën në telefonin. Kemi biseduar me Kukësin deri më datë 31, por disa gjëra nuk u plotësuan. Pastaj fola me Teutën, ku mjaftuan vetëm dy minuta për të vendosur.

Si e shihni Teutën dhe kur e shihni veten të gatshëm?

Kam katër muaj pa luajtur, pastaj vitin e kaluar kam zhvilluar 25 ndeshje. Gjatë kësaj kohë jam stërvitur individualisht dhe jam gati për lojë. Sapo të vijë kartoni jam gati të luaj. Futbolli shqiptar e ka rritur nivelin prej disa ditësh. Janë Partizani, Kukësi dhe Teuta në garë për titullin kampion. Shpresoj ta fitojmë ne. Mendoj se Partizani është më i kompletuar dhe më favorit se Kukësi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...