Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Vajza i ndërroi jetë dy javë më parë, Mbappe i dhuron fanellën speciale sulmuesit të Nantes

Kylian Mbappe shënoi emrin me gërma të arta në historinë e PSG teksa shënoi në fitoren e kryeqytetasve me rezultatin 4-2 ndaj Nantes. Falë atij realizimi, sulmuesi regjistroi golin numër 201 me fanellën e parizienëve duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë në historinë e skuadrës franceze.

Në fund të sfidës, 24-vjeçari ishte autor edhe i një gjesti të bukur duke qenë se ndërroi fanellën me sulmuesin e Nantes, Ignatius Ganago. Ky i fundit fsheh një histori të trishtë duke qenë se vajza e tij vetëm pesëvjeçare, ndërroi jetë para dy javëve si pasojë e një sëmundje të rëndë.

LEXO EDHE:

Duke njohur historinë e kundërshtarit, Mbappe kërkoi t’i dhuronte atij fanellën speciale duke qenë autor i një gjesti simbolik mjaft domethënës. Sulmuesi i Nantes nga ana tjetër i dhuroi një përqafim Mbappe duke e vlerësuar pamasë mendimin e lojtarit të PSG.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...