Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Vajza U-17/ Hidhet shorti për kualifikueset e Europianit, Shqipëria mirëpret turneun

Shqipëria për vajza U-17 u njoh ditën e sotme me kundërshtaret që do të ketë përballë në raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian për vajza 2023 për këtë grupmoshë. Në shortin e hedhur paraditen e sotme në Nyon të Zvicrës, në selinë qendrore të UEFA-s, Shqipëria mësoi se do të jetë pjesë e grupit B4, së bashku me Luksemburgun dhe Islandën.

Pas konsultimeve mes tre federatave dhe UEFA-s, u vendos që ndeshjet e këtij grupi të Ligës B të zhvillohen të gjitha në Shqipëri në formën e një mini-turneu. Gjithashtu, u vendosën edhe datat se kur do të zhvillohen këto sfida, teksa do të luhen të gjitha në muajin mars, më 15, 18 dhe 21 mars. Skuadra e drejtuar nga Agustin Kola do të jetë sërish pjesë e Ligës B dhe do të tentojë ngjitjen në Ligën A.

Kujtojmë që pak javë më parë, Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me UEFA-n organizuan me sukses ndeshjet kualifikuese të këtij raundi të parë të këtij turneu për këtë grupmoshë, duke dëshmuar edhe njëherë punën e mirë dhe serioze të institucionit.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Eliminatore

Pasi mbylli aventurën me Portugalinë, tashmë trajneri Fernando Santos është prezantuar te Polonia. Tekniku portugez do ë provojë të polakët në Europianin e vitit...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...