Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Valdet Rama është gati: Duam ta fitojmë Kupën, kam kontratë…

Valdet Rama pritet të luajë titullar në Korçë, ndaj Skënderbeut. Ish-futbollisti kuqezi tha në konferencën për shtyp se e kam kaluar problemin fizik që e la jashtë për disa javë

“Gjendja ime është e mirë. Po kthehesha në formën time më të mirë dhe pësova një lëndim. Kam bërë maksimumin në stërvitje për të qenë gati, nuk kam më dhimbje dhe jam i kënaqur që tani mund ta ndihmoj skuadrën.”

31-vjeçari e vlerëson kundërshtarin, por beson se ekipi i tij do të marrë rezultatin e duhur për të shkuar në finale.

“Të gjithë e dimë që Skënderbeu është një skuadër e fortë, nuk e nënvlerësojmë. Ne jemi përgatitur shumë mirë nga trajneri dhe e dimë që është ndeshje shumë e rëndësishme për klubin. Ne dëshirojmë ta fitojmë Kupën dhe do të japim maksimumin për ta arritur objektivin.”

Sa i përket të ardhmes, Rama tha se ka kontratë me Kukësin edhe për Kupat e Europës.

E kam thënë edhe më herët që kampionati shqiptar kalojtarë shumë të talentuar. Mua më pëlqen, mendoj se po zhvillohet. Do të jem me Kukësin edhe në kupat e Europës, sepse kam kontratë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...