Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Valdet Rama: Torino? Mendoj vetëm për Debrecenin

 

Valdet Rama është një nga pikat më të forta të Kukësit, që mund të bëjë diferencën edhe në përplasjen e dyfishtë me Debrecenin në Europa League. Ish-mesfushori i përfaqësueses, i pyetur për mundësitë që ka Kukësi për t’u përballur në raundin e dytë kualifikues me Torinon, theksoi se vëmendja është vetëm te kundërshtari i parë.

“Deri tani kemi punuar shumë mirë, kanë qenë stërvitje me ngarkesë. Besoj se është normale. Po përgatitemi për Europa League-m, ku do të përballemi menjë skuadër shumë të fortë.

Për momentin nuk mendoj as për Torinon apo Romën, por për Debrecenin. Duhet të kalojmë këtë kundërshtar..”

Rama mbërriti në janar te Kukësi me dëshirën e madhe për të fituat titullin, por në fund, sikurse e pranon, ka qenë kënaqur edhe me suksesin në Kupë.

“Për mua përvoja me Kukësin ka qenë pozitive. Sigurisht që jo gjithçka shkoi siç shpresonim, por bëmë detyrën në fund duke marrë trofeun e Kupës së Shqipërisë. Ishte diçka shumë pozitive. E ardhmja ime te Kukësi? Do të flasim me drejtuesit dhe do të vendosim se çfarë do të bëjmë.”

 

 

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...