Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Valencia “bie” ndaj Alaves, baskët parakalojnë Realin

Valencia mbetet me të vjetrën, pak a shumë aty ku ishte dhe gjërat për “Los Che” duket se nuk ndryshojnë as në këtë vit të ri, pasi skuadra e drejtuar nga Marcelino Garcia Toral u rrëzua në Krahinën Autonome Baske me një kundërshtar si Deportivo Alaves.

Gjatë muajit të fundit ekipi valencian nuk njihte humbje në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, Kupë, Kampionat dhe Champions League, megjithatë miqtë këtë herë pësuan disfatë me shifrat 2-1, pavarësisht se në fakt ishte pikërisht skuadra e Marcelino-s që zhbllokoi takimin pa u mbushur as çerek ore lojë. Sapo hyri minuta 14 Valencia kaloi në epërsi dhe merita për këtë i shkon sigurisht mesfushorit Dani Parejo. Kapiteni i miqve mori përsipër ekzekutimin e goditjes së dënimit dhe 29-vjeçari madrilen ia doli mbanë që të kalojë barrikadën me një gjuajtje të kalibruar, duke mposhtur në këtë mënyrë portierin Fernando Pacheco.

Vendasit reaguan në mënyrën më të mirë të mundshme, duke barazuar rezultatin pas vetëm shtatë minutave lojë. Pas ekzekutimit të një goditjeje nga këndi, sulmuesi Borja Baston përfitoi nga pështjellimi i krijuar në zonën e Valencias. Miqtë dështuan për të larguar sferën dhe 26-vjeçari i ardhur në formë huazimi nga Swansea devijoi topin brenda zonës së vogël.

Në fundin e pjesës së parë kryesori Jimenez shtoi vetëm një minutë, gjithsesi ekipi i Alaveshit realizoi golin e avantazhit përtej kohës së akorduar, pak a shumë me një fotokopje të golit të parë. Edhe këtë herë krosimi erdhi nga krahu i majtë dhe mesfushori Tomas Pina nuk e pati të vështirë për të shënuar sërish brenda zonës së vogël të Valencias, duke e dërguar ekipin e tij në pushimin mes pjesëve në epërsinë e një goli.

Pavarësisht përpjekjeve të të dy ekipeve gjërat në pjesën e dytë nuk ndryshuan dhe Deportivo Alaves ia doli mbanë për të administruar rezultatin, duke mbyllur gjithë takimin me shifrat 2-1. Me këtë humbje Valencia mbetet në mes të klasifikimit, me 22 pikë, ndërsa ekipi i Abelardos falë këtij suksesi u ngjit drejt e në vendin e katërt, me 9 pikë më shumë, duke kaluar përkohësisht në tabelën e renditjes në Primera Division madje edhe vetë Realin e Madridit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...