La Liga

Valencia dhe Sevilla ndajnë pikët, andaluzianët humbasin një shans të artë për t’u afruar me kreun

Sevilla është ndalur në një barazim 1-1 në ndeshjen e javës së 21-të të La Liga-s ndaj Valencias në transfertë. Skuadra e Lopetegui ka bërë një hap fals, duke shpërdoruar mundësinë për të ngushtuar diferencën me kryesuesit e Real Madrid.

Andaluzët e nisën mirë ndeshjen, duke e gjetur rrugën e rrjetës që në minuitën e shtatë, falë një autogoli të Diakhaby. Në tentativën për të larguar topin, francezi e dërgoi në fundin e portës së tij, duke i dhënë të drejtën e festës andaluzianëve.

Shtatë minuta më vonë, vendasit reaguan duke gjetur golin me anë të Jose Gaja, por anësori sinjalizoi pozicion të parregullt.

Rafa Mir kishte mundësinë më të mirë për të shënuar dhe golin e dytë në të 38-ën, por sulmuesi ishte i pafat duke gjetur vetëm shtyllën. Në fundin e pjesës së parë Goncalo Guedes mendoi për të vendosur ekuilibrin, teksa goditja e tij me kokë, nuk i la mundësi reagimi portierit të Sevillas.

Pjesa e dytë ishte më e kujdesshme, me të dyja ekipet që u treguan pragmatiste dhe krijuan shumë pak volum para portave kundërshtare. Në minutat e fundit Gaja la skuadrën e tij me 10 lojtarë, duke u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, megjithatë rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Sevilla shkon në kuotën e 45 pikëve, katër më pak se Reali, ndërsa Valencia e sheh veten në vendin e nëntë me  29 pikë, po aq sa dhe Villareal.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency