Mesfushori i talentuar i Barcelonës, Nico Gonzales transferohet te Valencia, në huazim për një sezon, teksa sot pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe të vihet nën urdhrat e trajnerit Gattusi.
Futbollisti 20-vjeçar zbarkoi mbrëmjen e të mërkurës në Valencia dhe u shfaq mjaft entuziast për këtë sfidë të re, teksa tha se objektiv ka që të debutojë në ndeshjen e parë të kampionatit spanjoll, i cili nis këtë fundjavë.
“Jam shumë i lumtur për këtë eksperiencë të re dhe mezi pres të filloj. Kam folur me Gattuson dhe jam shumë entuziast. Shpresoj që të luaj që në ndeshjen hapëse”, deklaroi Nico Gonzales.
