Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Valencia i gëzohet fitores së parë pas rikthimit, Osasuna në krizë

Valencia gjeti fitoren e parë pas rinisjes së sezonit, duke harruar shumë shpejt “shuplakën” që mori nga Real Madridi pak ditë më parë. Ekipi i drejtuar nga Albert Celades mposhti 2-0 Osasunan në “Mestalla” dhe rrit optimizimin për mbylljen e sezonit në zonën e sipërme të renditjes, që do t’i jepte mundësi për të luajtur të paktën në Europa League sezonin e ardhshëm.

Në fakt, kjo përballje me Osasunan nuk pati shumë histori, vendësit i shënuan të dy gola që në pjesën e parë me autorë me Guedes dhe Rodrigon, madje këtij të fundit iu anulua një gol për pozicion jashtë lojë që në minutën e tretë.

Me 6 pikë më pak se Sevilla e vendit të katërt, Valencia edhe nuk është dorëzuar për zonën Champions, por gjithsesi duhet t’u marrë maksimumin ndeshjeve të mbetura të sezonit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...