Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Valencia mposht Alaveshin dhe parakalon Realin

Valencia vazhdon ecurinë pozitive në kampionat, teksa këtë herë në ‘Mestalla’ mposhti 3-1 Alaves. Në një ndeshje ku Los Che dominuan totalisht takimin, duke mos lënë për asnjë çast kundërshtarin t’i vendoste në pozita të vështira.

Gjithçka nisi mirë për vendasit, teksa gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 19′ me anë të Rodrigo. Të zotët e shtëpisë nuk u ndalën me kaq, sepse pas këtij momenti vazhduan të ushtronin trysni në portën e Alaves.

Në të 33-tën, italiani Simone Zaza dyfishon shifrat për të tijtë. Tentativat nga ana e skuadrës mike për rihapur takimin nuk mjaftuan për pjesën e parë, por vetëm 4 minuta nga fillimi i fraksionit të dytë, Sobrino përçon shpresë në radhët e të tijve, por nuk zgjati shumë sepse në të 54-tën, Laguardio shënon në portën e tij.

Sidoqoftë, pavarësisht humbjes, Alaves qëndron i qetë përsa i përket mbijetesës, ndërsa Valencia për momentin qëndron në vendin e tretë në kuotën e 59 pikëve.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...