Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Valencia në Champions, Getafe dhe Sevilla në grupet e E.League!

Valencia arrin të kualifikohet për të dytin vit radhazi në grupet e Champions League. Los Che regjistruan fitoren e 3-të rresht në këtë fund kampionati duke ruajtur vendin e 4-t edhe pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit. Në transfertën ndaj Real Valladolid që kishte siguruar zyrtarisht mbijetesën në La Liga një javë më parë, Valencia triumfoi me rezultatin 0-2 me golat e Soler dhe Rodrigos, duke u ngjitur në kuotën e 61 pikëve. 2 më shumë se Getafe që barazoi në shtëpi 2-2 ndaj Villareal në një ndeshje të cilën e kryesoi dy herë por që edhe fitorja nuk do t’i mjaftonte për të shkuar në Champions. Getafe dhe Sevilla do të jenë në grupet e Europa Leagues sezonin e ardhshëm. Andaluzianët mposhtën 2-0 Bilbaon në javën e fundit duke i lënë jashtë Europe këta të fundit pasi falë fitores 2-0 ndaj një tjetër skuadra baske në turin e dytë kualifikues të Europa League shkoi Espanyoli që mposhti në Katalunjë Real Sociedadin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...