Valencia ka marrë një tjetër 3-pikësh, edhe pse luante në një transfertë shumë të vështirë, si ajo e Betisit. Skuadra e drejtuar nga Marcelino shënoi dy herë në 10 minutat e fundit të pjesës së parë, ndërsa deri në minutën e 72-të, kryesonte 0-4.
Por më pas fillon çmenduria, sepse në 15 minutat e fundit shënohen plot 5 gola. Betis shënon 3 herë brenda 5 minutave dhe rihap sfidën, por Valencia i kundërpërgjigjet me dy gola të tjerë dhe vulos rezultatin tenistik, 3-6.
Me këtë fitore, Valencia merr vendin e dytë të renditjes, 4 pikë më pak se Barça kryesuese dhe 1 më tepër se Reali i vendit të tretë.